Aktualitet

Ankesat për prokurimet publike, Tirana mban vendin e parë

30 Nëntor 2021, 16:18 Nga DOSJA
Ankesat për prokurimet publike, Tirana mban vendin e parë

TIRANË – Bashkia e Tiranës ka shënuar numrin më të madh të ankesave për procedurat e prokurimeve në të gjithë vendin. Sipas Buletinit të muajit tetor në Komisionin e Prokurimit Publik, nga 80 ankesa totale në të gjithë Shqipërinë, 54 i takojnë bashkisë së kryeqytetit.

Me radhë vijnë: Durrësi (11); Fieri (4), Lezhë, Shkodër dhe Elbasan (2); Vlorë, Kukës dhe Berat (1) dhe Gjirokastra (0).

Nga këto 80 ankesa, 47 janë për procedurat e mallrave, 18 për punë publike dhe 15 për shërbime.

Sipas Komisionit të Prokurimit Publik janë dhënë vendime për 65 procedura (47 për vlerësime të ofertave dhe 18 për dokumentet standarte të tenderit), nga të cilat 21janë pranuar, 39 janë refuzuar, 4 kanë përfunduar dhe 1 është dërguar për procedim administrative.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes prokurimet publike ne shqiperi bashkia e tiranes prokurimet publike ne shqiperi

Sondazh

Poll