Aktualitet

Shqipëria pushtohet nga dëbora, Çako: Kurioziteti i njerëzve bllokoi Rrugën e Arbrit

30 Nëntor 2021, 11:16 Nga DOSJA
Shqipëria pushtohet nga dëbora, Çako: Kurioziteti i

TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako është shprehur se për shkak të kuriozitetit të shumë qytetarëve për të parë Rrugën e Arbrit në ditën e inagurimit është bërë shkak për bllokimin e rrugës. Në një lidhje telefonike për Ora News, Çako tha se tashmë rruga është e pastruar, përveç një segmenti.

“Ka pasur problematika gjatë ditës së djeshme. Pothuajse të gjitha akset rrugore nacionale janë të hapura. Operatorët kontraktorë janë në punë. Mbetet problem rruga në zonën turistike të Thethit, po punohet dhe atje për hapjen e rrugës. Segmented që kanë pasur pemë të rëna dhe prishje të barrierave janë pastruar. Situata është më e stabilizuar sot. Prurjet intensive të lumenjve Vjosë dhe Shkumbin kanë rënë, kanë hyrë në shtratin e vet. Rruga dje pati kulmimin dhe për shkak të kuriozitetit pati një numër të shtuar të udhëtarëve. Reshjet e dëborës që ranë pasdite bënë që njerëzit të kapeshin dhe pa goma dimërore. U zhbllokua shumë shpejt. Shumica e mjeteve ishin pa zinxhirë dhe goma dimërore. Dy-tre mjete rrëshqitën dhe bllokuan mjetet e tjera. Aktualisht Rruga e Arbrit është e rregullt, ka një segment mbi tunel që po pastrohet,”- tha Çako.  

LAJMI KRYESOR: Shqipëria ‘mbulohet’ nga dëbora! Rruga e Arbrit e pakalueshme, rrezikohet Vjosa

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet haki cako moti i keq ne shqiperi haki cako moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2021, 09:07

Shuhet piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

TIRANË– Piktori i njohur korçar Sotiraq Xega është shuar në moshën 76-vjeçare. Mësohet se Xega, një prej piktorëve më të mirë të peisaz...