Aktualitet

Vrasja e Pashko Ujkës, ende asnjë autor, familjarët mohojnë konfliktet dhe borxhet

30 Nëntor 2021, 09:52 Nga DOSJA
Vrasja e Pashko Ujkës, ende asnjë autor, familjarët mohojnë

SHKODËR– Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës së Velipojës do të përcillet sot për në banesën e fundit, një ditë pasi u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij teksa ndodhej krah bashkëshortes. Sot, një ditë pas krimit të rëndë, policia ka marrë në pyetje të gjithë familjarët e Ujkës, të cilët kanë mohuar që ish-kryetari i komunës të ketë pasur borxhe apo mosmarrëveshje në lidhje me biznesin e ndërtimeve të cilit i ishte dedikuar pas largimit nga politika.

Të afërmit e të ndjerit kanë sqaruar gjithashtu se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kërcënuar apo t’i jetë bërë atentat më herët, konkretisht gjatë kohës që ka mbajtur poste zyrtare si deputet apo kryetar i komunës, Velipojë. Nga ana tjetër grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesve pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por ende nuk dihet se çfarë kanë filmuar ato. Ajo që dihet për autorin është se ai ka vepruar i vetëm dhe është larguar me këmbë.

Pashko Ujka vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe me parkinson. Ai doli rreth orës 18:15 të shëtiste me gruan e tij, por sa kaloi pragun e derës u qëllua me një armë me silenciator në kurriz dhe ra në tokë. Ai u dërgua në spital por nuk mundi që të mbijetonte.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pashko ujka vdes pashko ujka pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll