Aktualitet

Shuhet piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

30 Nëntor 2021, 09:07 Nga DOSJA
Shuhet piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

TIRANË– Piktori i njohur korçar Sotiraq Xega është shuar në moshën 76-vjeçare. Mësohet se Xega, një prej piktorëve më të mirë të peisazhit, emrin e të cilit e mbajnë më shumë se 35 ekspozita ka mbyllur sytë sot në shtëpinë e tij në Tiranë.

Për herë të fundit, Xega mbajti një ekspozitë për manat e Drenovës. Këtë ekspozitë, Sotiraq Xega e ka paraqitur vetëm për miqtë e tij në natyre. Konkretisht ai ishte ndalur në një prej rrugicave të Drenovës.

Xega ka qenë dhe ish-përgjegjës i arkivave në Korçë. Sotiraq Xega ishte një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete sotiraq xega sotiraq xega nderron jete sotiraq xega sotiraq xega

Sondazh

Poll