Aktualitet

Kokaina në Malin e Zi! Kapet shqiptari dhe bashkëpuntorët, ku e fshehën mallin

30 Nëntor 2021, 10:41 Nga DOSJA
Kokaina në Malin e Zi! Kapet shqiptari dhe bashkëpuntorët, ku e

MAL I ZI- Kokaina e cila u gjet ditën e djeshmë në pikën kufitare të Debeli Brijeg, ishte e fshehur brenda mjetit.

Në pranga ka rënë shqiptari me inicialet P.S 55 vjeç  pasi është kapur duke transportuar 37 kg lëndë narkotike të llojit kokainë në pikën kufitare të Debeli Brijeg. Me të ishin edhe dy persona të tjerë po shqiptare, të identifikuar me inicialet E.S., 50 vjeç dhe S.S., 18 vjeç.

Lënda narkotike u zbulua nje ditë më parë, gjatë kontrollit që policia i bëri makinës. Droga ishte e ndarë në 35 pako dhe ishte fshehur në një vend, të përgatitur enkas. I arrestuari akuzohet se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne malin e zi mal i zi kokaine ne malin e zi mal i zi

Sondazh

Poll