Aktualitet

Stuhia në Durrës ‘pushton’ shëtitoren!Mbushet me leshterikë, del dhe breshka e detit

30 Nëntor 2021, 10:49 Nga DOSJA
Stuhia në Durrës ‘pushton’ shëtitoren!Mbushet me

DURRËS– Në qytetin bregdetar të Durrësit, stuhia ka nxjerrë në sipërfaqe leshterikë deti. Në shëtitoren ‘Sfinksi’, e gjithë sipërfaqja është e mbuluar nga leshterikët e detit ndërsa ka dalë dhe një breshkë deti si pasojë e dallgëve dhe baticave të mëdha, pamjet të cilat janë ndarë nga ‘Faxnews’. Breshka ‘kareta-kareta’ ka dalë në breg e ngordhur. Disa punonjës së NSHK kanë nisur aksionin e pastrimit për të larguar mbetjet në këtë shëtitore.

Moti është ashpërsuar në të gjithë vendin teksa kushtet e vështira kanë bërë që shumë udhëtime me tragete të pezulloheshin apo të mos ankoroheshin për shkak të dallgëve të mëdha dhe erës së fortë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet durres moti i keq ne shqiperi durres moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2021, 09:07

Shuhet piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

TIRANË– Piktori i njohur korçar Sotiraq Xega është shuar në moshën 76-vjeçare. Mësohet se Xega, një prej piktorëve më të mirë të peisaz...