Aktualitet

VD-Në ‘Benz’ me emigrantë të paligjshëm! Arrestohen 4 të rinj në Korçë

30 Nëntor 2021, 09:45 Nga DOSJA
VD-Në ‘Benz’ me emigrantë të paligjshëm!

KORÇË– Katër persona janë arrestuar në Korçë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Të rinjtë u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm në mjetin tip “Benz”, me drejtues R. P. dhe pasagjer J. P. Po ashtu janë kapur mjetin tip “Benz”, me drejtues E. M. dhe pasagjer J. H., duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 400 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.


NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor “Perimetri”. Goditen 2 raste të tjera në Korçë e Pogradec, të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur dy raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve J. D., 18 vjeç; R. P., 20 vjeç, banues në Korçë dhe E. M., 20 vjeç; J. H., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Podgorie, mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. P. dhe pasagjer shtetasin J. P., me të cilin po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm. Si edhe në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjer J. H., duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 400 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce korce arrestim ne korce korce

Sondazh

Poll