Aktualitet

Bllokohen 129 pasagjerë në det në Vlorë, s’ankorohet trageti, fundosen varkat

30 Nëntor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Bllokohen 129 pasagjerë në det në Vlorë, s’ankorohet

VLORË– Trageti i ardhur nga Brindisi nuk ka mundur të ankorohet në portin e Vlorës. Mësohet se mjeti lundrues nuk ka mundur që të ankorohet për shkak të erës së fortë e motit të keq. Trageti është detyruar të presë litarët dhe të dalë në det të hapur, duke bërë që pasagjerët të mbeten në mes të detit. 

Probleme gjithashtu ka pasur edhe me molin e varkave. Disa varka të vogla e gomone janë fundosur por nuk ka pasur persona të lënduar, pasi mjetet lundruese kanë qenë të ankoruara. 

LAJMI KRYESOR: Shqipëria ‘mbulohet’ nga dëbora! Rruga e Arbrit e pakalueshme, rrezikohet Vjosa

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll