Politike

Nesër publikon përgjimet e reja, gazetari Tiede reagon sërish: Nuk është mirë

19 Qershor 2019, 15:29 Nga DOSJA
Nesër publikon përgjimet e reja, gazetari Tiede reagon sërish:

GJERMANI- Gazetari i “Bild” që ka paralajmëruar se do të ketë përgjime të reja, ka reaguar sërish sot në lidhje me situatën që po kalon vendi ynë.

Ai në një reagim në Facebook shkruan se në Shqipëri po sundon ligji i Erdogan dhe Putin, dhe për të kjo gjë nuk është e mirë.

Shqipëria tani nën sundimin e ligjeve të Putinin dhe Erdoganit: arrestimi i udhëheqësve të opozitës u urdhërua nga socialistët. Ajo vjen pas trazirave dhe sulmeve në të gjithë mediat. Të plagosur në të dy anët. Jo mirë”, shkruan Tiede.

Gazetari i “Bild” ka paralajmëruar se nesër do të publikohen përgjime të reja. Po ashtu Tiede ka shkaktuar dy tërmete në politikën shqiptare, pasi ka publikaur 22 përgjime që tregonin se si bliheshin votat në Durrës dhe në Dibër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild gazetari i bild gazetari peter tiede 16 pergjimet e bild gazetari i bild gazetari peter tiede

Sondazh

Poll