Politike

Sulmet në KZAZ, Paloka: Edi Rama kërkon përplasje dhe konflikt civil, por plani i tij do të dështojë

19 Qershor 2019, 14:52 Nga DOSJA
Sulmet në KZAZ, Paloka: Edi Rama kërkon përplasje dhe konflikt

TIRANË– Edi Paloka ka reaguar pas konflikteve dhe përplasjeve që kanë ndodhur në KZAZ-të e shumta në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Paloka shprehet se fajtor për këtë situatë është kryeministri i vnedit Edi Rama.

Ai thekson më tej se Rama bashkë me ministrin e Brendhsëm Sandër Lleshaj po i vënë flakën Shipërisë vetëm për të arritur qëllimin e tyre.

Paloka vijon më tej teksa shprehet se Rama gjithashtu po nxit vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Deklarata e Edi Palokës

Për pushtetin personal dhe për pasurinë e tij të paligjshme, Edi Rama po tregon se është i gatshëm t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të nxisë konfliktin civil dhe vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Edi Rama dhe banda e tij, në paligjshmëri të plotë, po arrestojnë qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin. Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet.

Duke përdorur mjetet represive të goditjes së qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, Edi Rama po mbron karrigen e blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe bandat në të gjithë Shqipërinë.

Kjo është arsyeja përse Edi Rama dhe Sandër Lleshaj po e përdorin sot policinë si bandë kundër popullit, në shkelje të Kushtetutës, në shkelje të ligjit dhe të dekretit të Presidentit që ka shfuqizuar 30 Qershorin.

Krim, kryen kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit, në rastin konkret, Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe policët që sillen si banditë me uniformë.

Kjo i bën ata zyrtarisht dhe ligjërisht një bandë të armatosur, pa ligj e pa ligjshmëri.

Qytetarët duhet ta dinë se çdo akt dhe thirrje për 30 Qershorin e Edi Ramës dhe i Sandër Lleshaj është antikushtetues dhe i paligjshëm.

Edi Rama është i vetmi i interesuar për dhunë dhe përplasje icivle, sepse tani ai ka dalë zbuluar përpara qyetarëve dhe gjithë botës. Por plani i tij për përplasje dhe  konfilkt civil në Shqipëri, do të dështojë.

Dhuna dhe kërcënimët e paligjshme ndaj popullit nuk bëjnë asgjë tjetër veçse japin alarmin e menjëhershëm që çdo qytetar të jetë në këmbë për mbrojtjen e demokracisë, rendit kushtetues, lirive dhe të drejtave të tyre.

Me këtë kushtrim dhe të vendosur për kauzën tonë, ne do të jemi të gjithë bashkë të premten në orën 20.00, në protestën kombëtare dhe qytetare për Shqipërinë si gjithë Europa.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.
Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka kryeministri edi rama tensione në vend zbrazja e kzaz-ve edi paloka kryeministri edi rama tensione në vend zbrazja e kzaz-ve

Sondazh

Poll