Politike

“Shkëlzen Berisha ka kryer evazion fiskal”, Balla nga gjykata: Një tjetër lajm i triumfit të drejtësisë

19 Qershor 2019, 14:38 Nga DOSJA
“Shkëlzen Berisha ka kryer evazion fiskal”, Balla nga gjykata:

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se gjykata ka rrëzuar poshtë kallëzimin e bërë nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj tij.

Në një prononcim për mediet pas vendimit të gjykatës, Balla tha se në vendimin e arsyetuar të gjykatës konfirmohet se Shkëlzen Berisha ka kryer evazion fiskal, pasi nuk ka kryer detyrimet tatimore të fitimeve marramendëse.

Dua të ndaj me ju një lajm tjetër të triumfit të drejtësisë lidhur me një rast të rëndësishëm që qartëson edhe arsyet se pse Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi janë turrur për të penguar sistemin e drejtësisë në Shqipëri, sepse gjykata sapo vendosi që të rrëzojë poshtë një kallëzim të bërë nga i biri i Sali Berishës dhe do i kërkoja gazetarëve publikut, të lexojë këtë vendim të arsyetuar të gjykatës ku konfirmohet që Shkëlzen Berisha ka kryer evazion fiskal dhe nuk ka kryer detyrimet tatimore të fitimeve marramendëse. nuk janë përgjime por prova kuptimplota se si funksiononte regjimi aso ko0he dhe se si pasurohej në kurriz të shqiptarëve. Sot kemi fituar një betejë tjetër”, deklaroi Balla.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata e tiranes gjyqi per cez shlelzen berisha taulant balla gjykata e tiranes gjyqi per cez shlelzen berisha taulant balla

Sondazh

Poll