Politike

Humbi gjyqin ndaj Ballës, Shkëlzen Berisha s’pajtohet me gjykatën: Do apeloj vendimin derisa e vërteta të dalë në shesh

19 Qershor 2019, 15:25 Nga DOSJA
Humbi gjyqin ndaj Ballës, Shkëlzen Berisha s’pajtohet me

TIRANË- Pasi humbi gjyqin përballë Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës, Shkëlzen Berisha, nuk dakordësohet me vendimin e gjykatës.

Gjatë një deklaratë për mediat, ai u shpreh se do të apelojë vendimin derisa e vërteta të dalë në shesh.

Shkëlzen Berisha thotë se tani prokuroria është kapur dhe nuk ka më drejtësi.

“Pse Taulant Balla nuk u dënua për herë të dytë në shpifje?

Prokuroria është e kapur nga fyti nga Taulant Balla. Do vazhdoj të përballem me këtë betejë dhe jam i sigurt për këtë fitore.

Është vërtetuar se nuk kam taksa të papaguara. Kjo është betejë do vazhdojë në gjykatë të Apelit dhe më tutje.

Kur njerëzit duhet të akuzohen për vjedhje të fondeve publike me organizatë droge, akuzat për shpifje janë gjërat më të parëndësishme. Vendimin do ta apeloj derisa e vërteta të dalë në shesh”, shprehet Shkëlzen Berisha

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike çështja cez gjykata e tiranes shkëlzen berisha taulant balla çështja cez gjykata e tiranes shkëlzen berisha taulant balla

Sondazh

Poll