Politike

Tensionet në vend, Meta letër kreut të burgjeve: Të merren të gjitha masat, të ruhet siguria

19 Qershor 2019, 15:18 Nga DOSJA
Tensionet në vend, Meta letër kreut të burgjeve: Të merren

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve pas tensioneve të shumta që kanë përfshirë Shqipërinë. 

Mësohet se në letrën e dërguar drejt Agim Ismailit, Meta ka kërkuar informacion në lidhje me sigurinë në burgje.

Duke vlerësuar situatën e tensionuar në vend, Presidenti ka kërkuar të merren të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë në burgje.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim imaili ilir meta meta leter kreut te burgjeve agim imaili ilir meta meta leter kreut te burgjeve

Sondazh

Poll