Politike

Sulmi ndaj KZAZ-ve, reagon Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Dënojmë sulmet ndaj organeve përgjegjëse për zgjedhjet

19 Qershor 2019, 14:32 Nga DOSJA
Sulmi ndaj KZAZ-ve, reagon Prezenca e OSBE-së në Shqipëri:

TIRANË- Prezanca e OSBE në Shqipëri, ka reaguar sot në lidhje me përplasjen që kanë ndodhur ditët e fundit në disa KZAZ në vend. Në një deklaratë për mediat, ata shprehen se të gjitha proceset politike dhe adminitrative duhet të zhvillohen në përputhje me ligjin.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar”, shkruhet më tej në deklaratë.

DEKLARATË E PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI

Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike osbe ne tirane sulmet ndaj kzaz-ve tensione në kzaz-të e vendit zbrazja e kzaz-ve te votimit osbe ne tirane sulmet ndaj kzaz-ve tensione në kzaz-të e vendit zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll