Aktualitet

PËRDITËSIMI nga MINISTRIA! Moti i keq në vend, normalizohet situata në disa zona

29 Nëntor 2021, 20:52 Nga DOSJA
PËRDITËSIMI nga MINISTRIA! Moti i keq në vend, normalizohet

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije gjendjen e përditësuar të vendit në një kohë kur është pushtuar nga moti i keq. Sipas Ministrisë, është pastruar rruga Tamarë- Qafa e Bërdalecit dhe aksi Theth- Qafë Thore nga dëbora e inertet. Nën monitorim është situata e krijuar nga fryrja e lumit Erzen, në zonën e Sukthit. Ndërkohë që në Korçë po punohet me borëpastruese për të mbajtur të hapur aksin rrugor Boboshticë- Dardhë, ku ka pasur reshje dëbore. Nga ana tjetër strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri edhe në qarkun e Vlorës, pasi ka ngritje të nivelit të lumit Vjosa.

Moti i keq në vend, normalizohet situata në disa zona

Ministria e Mbrojtjes njofton se në të gjithë vendin ka patur reshje me intensitet shumë të lartë, të cilat kanë sjellë problemtaika si; rrëshqitje gurësh, dherash, bllokime rrugësh nga dëbora etj., të cilat janë menaxhuar dhe rikthyer në gjendje normale nga strukturat e emergjencave civile. Të gjitha kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, për të përballuar situatën dhe për të ndihmuar në zhvendosjen e popullsisë, gjësë së gjallë dhe bazës ushqimore nga zonat më të rrezikuara në zona më të sigurta, në rast se do të jetë e nevojshme.

Në qarkun e Shkodrës firmat kontraktore kanë punuar për të pastruar akset rrugore Tamarë- Qafa e Bërdalecit,ku ka pasur rënie gurësh dhe inerte si dhe aksin Theth- Qafë Thore nga dëbora. Nën monitorim është situata e krijuar nga fryrja e lumit Erzen, në zonën e Sukthit. Me vëmendje po ndiqet situata në Dibër, ku policia po drejton kalimin e mjeteve drejt Dibrës dhe Tiranës, në aksin rrugor Dibër- Tiranë pranë tunelit, ku për shkak të rrëshqitjes së 2 mjeteve nga dëbora u bllokua qarkullimi. Aktualisht strukturat e emergjencave civile janë në ndjekje të situatës në qarkun e Elbasanit.Situata paraqitet e normalizuar në aksin rrugor Librazhd-Zgosht, ku pati rënie të gurëve në rrugë. Aksi rrugor Bajram Curri- Valbonë, në qarkun e Kukësit është i hapur dhe pa probleme. Edhe në Korçë po punohet me borëpastruese për të mbajtur të hapur aksin rrugor Boboshticë- Dardhë, ku ka pasur reshje dëbore. Strukturat vendore të emergjencave civile janë në gatishmëri edhe në qarkun e Vlorës, ku ka një ngritje të nivelit të Lumit Vjosa në Urën e Mifolit.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq pushton Shqipërinë! Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati, probleme me borën

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll