Aktualitet

VD: Atentat me silenciator në Shkodër, vdes në spital ish-kryekomunari i Velipojës

29 Nëntor 2021, 17:39 Nga DOSJA
VD: Atentat me silenciator në Shkodër, vdes në spital

SHKODËR– Atentat me armë zjarri ndaj ish-kreut të komunës së Velipojës, Pashko Ujka! Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Vasil Shanto”, shumë pranë shtëpisë së shënjestrës së atentatit, i cili në momentin kur ndaj tij është qëlluar më breshëri, ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe i vëllai. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori/autorët ka përdorur një armë me silenciator dhe e ka qëlluar pas shpine 64-vjeçarin Ujka, duke i kushtuar dhe jetën. Me plagë të marra në shpinë, 64-vjeçari është dërguar me shenja jetë në spital, por në gjendje të rëndë shëndetësore. Megjithatë 64-vjeçari kishte ende shenja jete, ndaj për ta shpëtuar familjarët e tij bënë apel publik për gjak “A negative”. 


Por sërish nuk ia dolën që ta shpëtonin. Kjo ishte hera e tretë që ndaj tij ishte bërë një atentat, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit ose autorëve, ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor po bëjnë krehjen e zonës për të kapur autorët e atentatit. Ndërsa paraprakisht, hetimet janë përqendruar jo vetëm në funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës përgjatë viteve të fundit, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të hetimit. Po ashtu, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Por kush ishte Pashko Ujka?

Ai ka shërbyer si deputet në disa legjislacione në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Në vitin 2009, ai u shkarkua nga Nard Ndoka lidhur me mënyrën e votimit dhe pas përçarjes së partisë. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja, duke qeverisur komunën përgjatë viteve 2011- 2015. Ndërkohë që në të njëjtën kohë ishte dhe në krye të ekipit sportiv Ada.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Ujka u vra në sy të saj, bashkëshortja: S’dëgjova gjë, vetëm kur e pashë në tokë!

Atentati ndaj Ujkës/ Ja pista kryesore ku po hetohet, Policia sekuestron kamerat

Në sy të gruas e vëllait! Si u organizua atentati ndaj Pashko Ujkës në Shkodër

U vra disa metra larg shtëpisë, kush ishte Pashko Ujka, nga detyra si deputet tek…

U vra disa metra larg shtëpisë, kush ishte Pashko Ujka, nga detyra si deputet tek…

Atentati në Shkodër/ Mori plumb mbas shpine, ndërron jetë në spital Pashko Ujka! 

Mori plumb pas shpine! Pashko Ujka është rëndë, familjarët: Duhet gjak! Kush ka “A-“

Sot ishte hera e tretë! Atentati ndaj Pashko Ujkës, i kishin qëlluar e shtëpinë

Plagosja e ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Policia: Po kërkojmë autorin

FOTOT: I zunë pritë pranë shtëpisë! Pamjet nga vendi ku u qëllua Pashko Ujka

FOTO: Ky është Pashko Ujka, ish-kryetari i komunës së Velipojës që u plagos sot

vijon…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pashko ujka plagoset pashko ujka shkoder vdes pashko ujka pashko ujka plagoset pashko ujka shkoder vdes pashko ujka

Sondazh

Poll