Aktualitet

Ujka u vra në sy të saj, bashkëshortja: S’dëgjova gjë, vetëm kur e pashë në tokë!

29 Nëntor 2021, 20:02 Nga DOSJA
Ujka u vra në sy të saj, bashkëshortja: S’dëgjova

SHKODËR– Gruaja e Pashko Ujkës nga dëshmia paraprake që ka bërë pranë Policisë së Shkodrës ka konfirmuar se për vrasjen e 64-vjeçarit është bërë një armë zjarri me silenciator. Në rrëfimin e saj, ajo është shprehur se nuk ka kuptuar asgjë pasi teksa po ecnin në këmbë rrugës për në shtëpi. Por në një moment, ajo tregoi se pa të shoqin të binte përtokë, por duke qenë se kohët e fundit Ujka kishte pasur probleme shëndetësore ajo kishte menduar se nuk ishte ndjerë mirë.

“Isha me të. Nuk dëgjova gjë, por vetëm e pashë në tokë kur ktheva kokën. Ishte mbuluar me gjak,”-tregoi ajo.

LAJMI KRYESOR: VD- Atentat me silenciator në Shkodër, vdes në spital ish-kryekomunari i Velipojës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vdes pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll