Aktualitet

FOTOT: Rruga e Arbrit ende e bllokuar nga reshjet e dëborës, shënohen 2 aksidente

29 Nëntor 2021, 20:50 Nga DOSJA
FOTOT: Rruga e Arbrit ende e bllokuar nga reshjet e dëborës,

DIBËR– Rruga e Arbërit vazhdon që të jetë e bllokuar për shkak të dëborës, kur kanë kaluar vetëm disa orë nga inagurimi i saj nga vetë kryeministri Edi Rama. Reshjet e dëborës që kanë kapur të papërgatitur udhëtarët e shumtë kanë bërë që të krijohen radhë të gjata makinash, por kanë shkaktuar edhe aksidente.

Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, dy mjete kanë dalë nga rruga por fatmirësisht nuk raportohet se ka njerëz të lënduar. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka lajmëruar të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në këtë aks të pajisen me zinxhirë pasi ndryshe qarkullimi është i pamundshëm. 

LAJMI KRYESOR: VD-DËSHTON Rama! Sa u hap, qindra qytetarë bllokohen në rrugën e Arbrit, shkak bora

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rruga e arbrit rruga e arbrit

Sondazh

Poll