Aktualitet

Vrau sirianin në sy të gruas shtatzënë në Greqi, kapet shqiptari në Francë

29 Nëntor 2021, 20:17 Nga DOSJA
Vrau sirianin në sy të gruas shtatzënë në Greqi, kapet

FRANCË– Një shqiptar, ende i paidentifikuar nga ana e autoriteteve greke është prangosur në Francë, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje që në vitin 2010. Sipas mediave greke, shqiptari në bashkëpunim me një tjetër, ka hyrë në banesën e një shtetasi sirian, për të grabitur, ndërkohë që aty ndodhej dhe bashkëshortja e tij shtatzënë.

Dy autorët, nën kërcënimin e pistoletës dhe thikës, pasi kanë rrëmbyer paratë dhe bizhuteritë, e kanë qëlluar në kokë kryefamiljarin dhe më pas u zhdukën. Fillimisht një prej autorëve u prangos, ndërsa bashkëpunëtori i tij ishte larguar nga vendi.

Ishte Policia franceze ajo që njoftoi Europolin dhe autoritetet greke se kishin gjetur dhe arrestuar një person me karakteristikat e autorit, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Marrë nga Newsbomb.gr

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne france france arrestohet shqiptari ne france france

Sondazh

Poll