Aktualitet

VD-DËSHTON Rama! Sa u hap, qindra qytetarë bllokohen në rrugën e Arbrit, shkak bora

29 Nëntor 2021, 17:16 Nga DOSJA
VD-DËSHTON Rama! Sa u hap, qindra qytetarë bllokohen në

DIBËR–  Dështon me sukses rruga e Arbërit! Sot është bërë inagurimi i pjesshëm i saj nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili gjithë ditën ka shpërndarë pamje duke qarkulluar vetë në aksin rrugor, por ka treguar edhe njëherë se e gjitha është propagandë. Mbrëmjen e sotme, mbi 100 makina janë të bllokuara në këtë rrugë për shkak të rënies së reshjeve të dëborës, të cilat kanë zbardhur vendin. Nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga Dosja.al, shihen makinat e bllokuara, ndërkohë që reshjet e borës vijojnë, megjithatë nuk janë aq problematike saqë të shkaktojë një izolim të tillë, duke nxjerrë blof kompaninë kontraktuese, e cila ka marrë 350 milionë euro.


Siç bëhet edhe me dije nga burime të Dosja.al, pjesa e rrugës që është bllokuar është te tuneli i Bypassit në Qafë-Murriz. Ndërkohë që asnjë ndihmë nuk ka shkuar te drejtuesit e mjeteve, të cilët edhe pse kanë vendos zinxhirët sërish nuk kanë mundur të ‘çajnë’ ngricat. Pamje nga bllokimi i rrugës së Arbrit ka publikuar edhe ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi, ku në video shihet qytetarë të shumtë që mundohen të shtyjnë makinat për të dalë nga rruga e bllokuar. Por shefi i Emergjencave Civile, Haki Çako ka një version tjetër. Sipas tij, situata është nën kontroll, duke ua vënë fajin qytetarëve për bllokimin, sepse kanë përdorur rrugën e re.

“Ka pasur një tendencë pas hapjes për t’u dyndur drejt kësaj rruge. Operatorët janë duke punuar, në të dyja krahët janë marrë masa,”- tha Çako.

Por çfarë ka ndodhur sot në Dibër ?

Një segment i rrugës së Arbrit u hap ditën e sotme për shkak të festave të 28-29 nëntorit.  Ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama ka dalë sot disa herë live nga inagurimi i hapjes së rrugës së Arbrit, si dhe ka publikuar disa momente nga makinat që kalonin në këtë rrugë, duke u mburrur edhe se me këtë investim ka shkurtuar 2 orë e gjysmë rrugë. Por mesa duket e gjitha është propagandë që e zbardhi reshja e parë e borës.

LAJMET ORË PAS ORE:

FOTOT: Rruga e Arbrit ende e bllokuar nga reshjet e dëborës, shënohen 2 aksidente

Bllokohet aksi te rruga e Arbrit, reshjet e dëborës lënë në vend 100 makina

Policia e Shtetit: S’ka kalim në rrugën e Arbrit dhe Qafë Murrizë pa zinxhirë

VIDEO/ Dëborë në Dibër, trashësia shkon në 15 cm, kalimi pazinxhir i vështirë

Haki Çako sqaron situatën në Rrugën e Arbrit, fajëson qytetarët: U dyndën prandaj…

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rruga e arbrit xhemal gjunkshi edi rama rruga e arbrit xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll