Aktualitet

Moti i keq, shkëputen dy bova uji në porte, njoftimi: Lundërtarët të bëjnë kujdes 

29 Nëntor 2021, 20:27 Nga DOSJA
Moti i keq, shkëputen dy bova uji në porte, njoftimi:

DURRËS- Shërbimi Hidrografik ka njoftuar lundërtarët që të kenë kujdes në momentin që lundrojnë për shkak se janë shkëputur dy bova në det. Me anë të një postimi në Facebook, bëhet me dije se shkëputja ka ndodhur për shkak të motiti të keq, ndërkohë që u kanë bërë thirrje lundërtarëve për kujdes për shkak të objekteve të ngurta që mund të jenë në det.

Postimi i PLotë:

Njoftim për Lundërtarët! Ju informojmë se për shkak të motit të keq janë shkëputur bova kardinale perëndimore e cekinës të Talbotit (në VL të Kepit të Selitës), si dhe bova e ujrave të lira (bova e pilotit) në hyrje të kanalit të portit Durrës. Lundërtarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta pluskuese që mund të ndodhen në det si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumenjtë. Shërbimi Hidrografik po punon për vendosjen e bovave në gatishmëri sa më shpejt. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

LAJMI KRYESOR: Moti i keq pushton Shqipërinë!Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati, probleme me borën

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shërbimi hidrografik moti i keq ne shqiperi shërbimi hidrografik

Sondazh

Poll