Politike

‘Meta futi në vëlla-vrasje shqiptarët’, gazetari Artan Hoxha: Po shpëton veten duke sakrifikuar vendin, i vure f

19 Qershor 2019, 11:40 Nga DOSJA
‘Meta futi në vëlla-vrasje shqiptarët’, gazetari

TIRANË-Gazetari investigativ Artan Hoxha i bën thirrje presidentit Ilir Meta që të ndalojë vëlla-vrasjen në Shqipëri pas tensioneve që kanë përfshirë vendin në shumë bashki.

Hoxha thotë se Meta nuk sakrifikoi veten si Allende, por sakrifikon Shqipërinë për të shpëtuar veten.

Më tej, gazetari ka komentuar pamjet e Corovodës, ku mbështetës të LSI shtynin me forcë për të hapur derën kryesore të pallatit të Sportit, për të hyrë në KZAZ.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës
Presidenti Ilir Meta tha me 20 mars 2019 nga Pogradeci, se ishte i gatshem qe per te shpetuar Shqiperine, do te vriste veten si ish-presidenti i Kilit, Salvador Allende. Por ne te vertete, me dekretin nr. 11199 te dates 10 qershor 2019, jo vetem nuk sakrifikoi veten per te shpetuar Shqiperine, por po sakrifikon Shqiperine per te shpetuar veten.  Dekreti nr 11199 me firmen e Metes do te mbahet mend si dekreti presidencial qe futi ne vellavrasje shqiptaret.

Shqiptare, deri sa presidenti dhe kryeministri ta gjejne serish gjuhen per nje dreke apo darke ngjalash, qendrojini larg konfliktit per pushtetin e atyre atje lart.  Jeta e cdo shqiptari, qytetari te thjeshte, militanti politik, opozitari apo polici, eshte me e shtrenjte se cdo karrige pushtetari te korruptuar ne kete vend… Ne pamje eshte sulmi qe i eshte bere sot ne oren 11:00, KZAZ nr 66 ne qytetin e Corovodes nga mbeshtetesit e LSI-se.

Zoti president, si bashkepatriot nga e njejta zone, po te kujtoj se pjesa derrmuese e atyre qytetareve qe kane mesyre sot pallatin e kultures qe mban emrin e nje shqiptari te madh dhe skraparlliu patriot, heroit te kombit “Riza Cerova”, si dhe atyre gjithesej 20 policeve qe ka kamisariati i Skraparit, ne mos jane kusherinjte e tu apo te mite, jane kusherinj apo kane lidhje gjaku me njeri-tjetrin.

Skrapari dhe skraparllinjte nuk te detyrohen asgje, pervec se te kane votuar qe nga viti 1992 dhe te kane mbeshtetur sa here qe gjithe te tjeret te kane braktisur. Ata bashkepatriote qe i jane sulur pallatit te kultures “Riza Cerova” me urdherin tend dhe ne zbatim te dekretit tend, nuk ka nevoje te ndezin dhe nje zjarr tjeter ne kete Shqiperi te shkrumbuar tashme nga elita politike e korruptuar deri ne palce… Ndersa i ke vene flaken vendit per karrigen e pushtetit tend apo te Rames, sepaku kurseja nje zjarr me pak vendlindjes tende, Skraparit….

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan hoxha ilir meta zbrazja e kzaz-ve te votimit artan hoxha ilir meta zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll