Aktualitet

Mbante lokalin hapur pas orës policore, vendoste muzikë! Gjobitet gruaja në Durrës

29 Nëntor 2021, 10:57 Nga DOSJA
Mbante lokalin hapur pas orës policore, vendoste muzikë! Gjobitet

DURRËS– Një person është proceduar në Durrës pasi është zbuluar se mbante hapur lokalin e saj me muzikë pas orës policore. Gruaja me inicialet E.S, banuese në Durrës, nuk iu është bindur urdhërit të policisë për të mbajtur mbyllur lokalin pas orës policiore. Asaj iu është vendosur dhe masa administrative 1.000.000 lekë, për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ.

NJOFTIMI I PLOTË:

Procedohet penalisht dhe administrativisht një shtetase që mbante hapur lokalin e saj, me muzikë, gjatë orës policore, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u procedua penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasja E. S., banuese në Durrës, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për mbylljen e lokalit që e mbante hapur, me muzikë, gjatë orës policore.Gjithashtu, për këtë shtetase është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll