Aktualitet

Humbi jetën pasi iu dogj shtëpia!12-vjeçarja ishte autike, çfarë thoshte nëna e saj

29 Nëntor 2021, 09:54 Nga DOSJA
Humbi jetën pasi iu dogj shtëpia!12-vjeçarja ishte autike,

GJIROKASTËR-12-vjeçarja Krisanthi Ndrico humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Dropull, pasi shtëpia e familjes Ndriço u përfshi nga flakët. Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Në shtëpi ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij. Të dy janë dërguar me urgjencë, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa i ati ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore.

Vetëm një vit më parë e ëma e 12-vjeçares kishte treguar për Top Channel vështirësitë që hasnin në kushtet e karantinës. Ajo shprehej se vajza ka pasur vështirësi të përshtatej në karantinë e se kërkon trajtim special.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet krisanthi ndriço zjarr ne banese ne gjirokaster krisanthi ndriço zjarr ne banese ne gjirokaster

Sondazh

Poll