Aktualitet

I dehur në timon, përplaset me shtyllën e ndriçimit, kapet 40-vjeçari në Elbasan

29 Nëntor 2021, 08:53 Nga DOSJA
I dehur në timon, përplaset me shtyllën e ndriçimit, kapet

ELBASAN– Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan pasi është kapur në gjendje të dehur duke drejtuar makinën. Personi me inicialet L.P, në lagjen “Luigj Gurakuqi” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Gjatë kontrollit fizik, personit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasi, L. P., 40 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas në lagjen “Luigj Gurakuqi” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne elbasan elbasan arrestim ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll