Aktualitet

Naftëtarët: S’jemi fasoneri, në uzinë ka nisur punimet një kompani, hajdutë

29 Nëntor 2021, 10:01 Nga DOSJA
Naftëtarët: S’jemi fasoneri, në uzinë ka nisur punimet

FIER– Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj është shprehur se një kompani private ka nisur punimet brenda uzinës pa i lajmëruar ata. I ndodhur në hyrje të rafinerisë bashkë me naftëtarët, Dautaj tha para mediave se këto veprime nuk duhet të bëhen pa dijeninë e tyre pasi ata e konsiderojnë si një provokim. Dautaj kërkon gjithashtu që naftëtarët të marrin pagesat e tyre.

“Ne kemi pritur një zgjidhje ligjore. Nuk kanë pse të na provojnë në këtë lloj mënyre. Ne kemi kërkuar që rafineria të vihet në punë dhe ne të punësohemie të vijojmë punën tonë aty. Gjithsesi nëse shteti e vendos ndryshe të paktën të dalë në një njoftim zyrtar dhe të thotë që rafineria nuk do të vihet më në punë. Por gjithashtu të gjejë një zgjidhje mbi problemin e pagave të pamarra. Nuk dimë as se kush i drejton forcat e policisë, ja ku i keni pyetini. Kanë ardhur këtu dhe një kompani private ka nisur punimet,”- tha Dautaj ndër të tjera.

Pas tij folën edhe të tjerë naftëtarë që kërkojnë pagesat gjithashtu.

“Ne nuk jemi as banditë as grabitës. Hajdutë janë ata që vijnë këtu fshehurazi gjatë natës për të çmontuar rafinerinë,”- tha një prej tyre.

Pas tij foli edhe një grua e cila tha se ata nuk janë fasoneri që të marrin 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Ne kemi ardhur këtu të kërkojmë djersën tonë, nuk kërkojmë lëmoshë. Çfarë është ai 300 mijë lekësh në muaj? Pse në fasoneri po punojmë ne? Janë helmuar punëtorët këtu duke vdekur në uzinë,”- tha ajo ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, mbërrin policia pranë uzinës

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret ne proteste sokol dautaj naftetaret ne proteste sokol dautaj

Sondazh

Poll