Aktualitet

VIDEO- Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, policia rrethon uzinën

29 Nëntor 2021, 09:35 Nga DOSJA
VIDEO- Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë,

FIER– Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish të protestojnë para rafinerisë. Mësohet se mjete të rënda kanë hyrë në ambientet e uzinës për të marrë mall dhe kjo gjë është kundërshtuar nga naftëtarët. Ata janë mbledhur përpara rafinerisë dhe kundërshtojnë demontimin e unizës. Përpara rafinerisë janë vendosur edhe tre furgona policia për të shmangur incidentet.


Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj është shprehur se një kompani private ka nisur punimet brenda uzinës pa i lajmëruar ata. I ndodhur në hyrje të rafinerisë bashkë me naftëtarët, Dautaj tha para mediave se këto veprime nuk duhet të bëhen pa dijeninë e tyre pasi ata e konsiderojnë si një provokim. Dautaj kërkon gjithashtu që naftëtarët të marrin pagesat e tyre. Pas tij folën edhe të tjerë naftëtarë që kërkojnë pagesat gjithashtu. Një grua tha se ata nuk janë fasoneri që të marrin 300 mijë lekë të vjetra në muaj, por duhet të marrin të gjitha pagesat.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Naftëtarët: S’jemi fasoneri, në uzinë ka nisur punimet një kompani, hajdutë

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë. Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestonin vjet për muaj me radhë për pagat e pamarra, edhe pse kishin punuar në kohë pandemie, kur gjithçka ishte e mbyllur dhe në “shtetrrethim”. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Burrat qëndruan 22 ditë, ndërsa gratë 23, derisa pranuan ofertën e bërë nga kryeministri Edi Rama. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret ne proteste naftetaret ne proteste

Sondazh

Poll