Aktualitet

VD/ 77-vjetori i Çlirimit, Rama e Meta mbajnë homazhe në varrezat e dëshmorëve

29 Nëntor 2021, 09:12 Nga DOSJA
VD/ 77-vjetori i Çlirimit, Rama e Meta mbajnë homazhe në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla kanë mbajtur homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve. Njëri pas tjetrit, të tre nderuan kujtimin e të rënvë për çlirimin e vendit. Pamjet janë publikuar si nga kryeministri Rama ashtu edhe nga Presidenti Meta në rrjetet sociale.

“Nëna Shqipëri – LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT,”- shkruan Rama krah videos.

“LIVE nga Memoriali “Nëna Shqipëri” – GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!”- shkruan Meta krah pamjeve.

Dita e sotme shënon 77-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore. Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore 29 nentor 2021 77-vjetori i clirimit te shqiperise festat e nentorit 2021 29 nentor 2021 77-vjetori i clirimit te shqiperise festat e nentorit 2021

Sondazh

Poll