Aktualitet

I riu thyen xhamin e makinës në Berat dhe tenton të marrë sendet, prangoset

29 Nëntor 2021, 10:31 Nga DOSJA
I riu thyen xhamin e makinës në Berat dhe tenton të marrë

BERAT– Një 36-vjeçar me inicialet K.K., është vënë në pranga pasi akuzohet për vjedhje. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 36-vjeçari, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat ka thyer xhamin e një mjeti të parkuar me qëllim që të merrte sendet që ishin brenda tij.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K., 36 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e policisë duke thyer xhamin e një mjeti të parkuar me qëllim që të merrte sendet që ishin brenda tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhje”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrim prone”.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36 vjecri ne berat berat arrestohet 36 vjecri ne berat berat

Sondazh

Poll