Aktualitet

Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit! Rama njofton hapjen e Rrugës së Arbrit

29 Nëntor 2021, 06:45 Nga DOSJA
Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit! Rama njofton hapjen e

TIRANË– Dita e sotme shënon 77-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore. Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë.

Në rastin e festës së Ditës së Çlirimit, kryeministri Edi Rama njoftuar hapjen e Rrugës së Arbrit, teksa ka uruar të gjithë shqiptarët.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.  Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe. Në këtë 77 vjetor të Çlirimit pritet që krerët më të lartë të shtetit të bëjnë homazhe tek Dëshmorët e Kombit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/Rama njofton hapjen e rrugës së Arbrit: Gëzuar 29 nëntorin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 29 nentor 2021 77-vjetori i clirimit te shqiperise festat e nentorit 2021 29 nentor 2021 77-vjetori i clirimit te shqiperise festat e nentorit 2021

Sondazh

Poll