Aktualitet

VD-Deputeti socialist uroi Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës, Balla: Më dha sqarim!

29 Nëntor 2021, 09:47 Nga DOSJA
VD-Deputeti socialist uroi Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës,

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë në lidhje me urimin e pavarësisë që bëri ditën e djeshme deputeti socialiste Bujar Çela. Balla bëri të ditur se ka marrë një sqarim nga vetë deputeti, i cili i ka bërë të ditur se telefoni i tij është përdorur nga persona të tjerë. Për këtë çështje, Balla tha se do të kryhet një verifikim në grupin e sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar.


‘Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e grupit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore.’– tha Balla.

Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 vjetorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte stampuar edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ky urim, ka marrë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar këtë hap, si fyes dhe poshtërues.

(a.b)/dosja.al

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike taulant balla urimi me enver hoxhen taulant balla urimi me enver hoxhen

Sondazh

Poll