Aktualitet

Moti i keq/Fshatrat e Elbasanit pa energji elektrike, rrëshqitje dherash në Gramsh

29 Nëntor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Moti i keq/Fshatrat e Elbasanit pa energji elektrike, rrëshqitje dherash

ELBASAN– Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në qarkun e Elbasanit. Si pasojë e reshjeve dhe erërave në disa zona ka probleme sa i takon furnizimit me energji elektrike.

Probleme ka dhe në fshatrat e Librazhdit dhe Gramshit si dhe në njësinë administrative Shushicë të Elbasanit. Po ashtu probleme ka pasur me rrëshqitjet e gurëve në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit në Librazhd por qarkullimi i mjeteve vijon normalisht pasi firma kontraktuese është duke vijuar punën për mirëmbajtjen e rrugës.

Rrëshqitje dherash raportohen edhe në fshatin Bersnike të Gramshit, duke pasur rritje të nivelit të ujit në lumin Shkumbin por deri më tani nuk raportohen probleme.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq në Shqipëri! Probleme në Vlorë, Kukës, Gjirokastër dhe Tepelenë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan moti i keq ne shqiperi elbasan moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll