Aktualitet

Tentoi të vrasë kushëririn, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

19 Qershor 2019, 13:44 Nga DOSJA
Tentoi të vrasë kushëririn, arrestohet 44-vjeçari në

VLORË– Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Burime për Dosja.al shprehen se shtetasi me inicialet A.S., ka tentuar të vrasë kushëririrn e tij me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe, në vendin e quajtur “Alikokë”, ku dy kushërinjtë janë konfliktuar me armë për motive të dobët.

Në debat e sipër, 44-vjeçari ka nxjerrë armën e gjahut dhe ka tentuar të qëllojë të afërmin e tij. 

Sipas njoftimit të policisë, A.S.,është arrestuar dhe akuzohet për “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

Njoftimi i policisë Vlorë

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti të mundshëm midis dy personave Tenton të vrasë me armë gjahu kurshuririn e tij – vihet në pranga nga policia autori.

Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin).

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44 vjecari babice e madhe tentative vrasjeje vlore arrestohet 44 vjecari babice e madhe tentative vrasjeje vlore

Sondazh

Poll