Aktualitet

Trazira edhe në Klos, mbështetësit e PD hedhin nga dritarja e KZAZ-së materialet e votimit, më pas i vënë flakën

19 Qershor 2019, 12:22 Nga DOSJA
Trazira edhe në Klos, mbështetësit e PD hedhin nga dritarja e

Mbështetësit e PD kanë filluar trazirat edhe në Bashkinë e Klosit. Ata kanë hyrë brenda KZAZ-së dhe kanë nisur që të hedhin materialet zgjedhore nga dritarja e zyrës.

Pasi i kanë hedhur të gjitha materialet nga dritarja e zyrës, mbështetësit e opozitës i kanë vënë edhe flakën materialeve zgjedhore. 

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klos zbrazja e kzaz-ve te votimit klos zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll