Aktualitet

3 orë tension e përplasje/ Materialet zgjedhore dalin me marrëveshje nga KZAZ në Kukës (VD)

19 Qershor 2019, 11:26 Nga DOSJA
3 orë tension e përplasje/ Materialet zgjedhore dalin me

Pas përplasjeve me qytetarët, policia bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë bërë marrëveshje që të nxjerrin nga KZAZ-të pa dhunë të gjitha materialet zgjedhore.

Të gjitha materialet zgjedhore të cilat ishin vendosur në KZAZ-në nr.11 janë larguar për t’u vendosur në ambiente të tjera.

Nga të gjitha bashkitë opozitare, situata në Kukës ka qënë më e rënda pasi mbështetësit e PD janë përplasur me policinë. Ata kanë hyrë me forcë brenda KZAZ-ve duke nxjerrë jashtë dhe djegur një pjesë të materialeve zgjedhore.

Si pasojë e përplasjeve, një efektiv policie ka humbur ndjenjat për shkak të gazit lotsjellës që u hodh për shpërndarjen e turmës. 

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti ne kukes policia terheq materialet zgjedhore nga kzaz terhiqen materialet zgjedjore aeroporti ne kukes policia terheq materialet zgjedhore nga kzaz terhiqen materialet zgjedjore

Sondazh

Poll