Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Polici i shtrirë përtokë në Kukës, “mbytet” nga gazi lot-sjellës

19 Qershor 2019, 10:35 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ Polici i shtrirë përtokë në

Tiranë- Një polic i policisë Bashkiake pranë një KZAZ-je në Kukës ka humbur ndjenjat nga gazi lotsjellës. Ai po transportohet me urgjencë në spital. Dosja.al mëson se ka humbur ndjenjat Selman Sota dhe në pamjet e mëposhtme ai është shfaqet i shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Kolegët e tij kanë qenë ata që kanë ndihmuar policin, i cili ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet helmohet polici selman sota tensione në vend tensione pranë kzaz-ve helmohet polici selman sota tensione në vend tensione pranë kzaz-ve

Sondazh

Poll