Aktualitet

Tensionet në Shkodër, mbështetësit e PD kërkojnë takim urgjent me drejtorin e Policisë (DETAJE)

19 Qershor 2019, 10:51 Nga DOSJA
Tensionet në Shkodër, mbështetësit e PD kërkojnë

SHKODËR- Pas tensioneve që kanë përfshirë qytetin e Shkodrës pas kërkesës së lirimit të KZAZ nga ana e mbështetësve të PD, një takim po zhvillohet në Komisariatin e Shkodrës, me kërkesë të mbështetësve të PD.

Ata kanë takuar drejtorin e Policisë Shkodër, Niko Brahimaj, nga i cili kanë kërkuar informacion lidhur me personat e arrestuar nga policia për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u dogjën dy klasa të një shkolle e cila shërbente si KZAZ.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shkodres tensione ne shkoder zbrazja e kzaz-ve te votimit policia e shkodres tensione ne shkoder zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll