Aktualitet

Arrestohet autori i vrasjes së kryeplakut Gjin Marku në Lezhë (DETAJE)

19 Qershor 2019, 11:28 Nga DOSJA
Arrestohet autori i vrasjes së kryeplakut Gjin Marku në Lezhë

Lezhë- 5 orë pasi vrau kryeplakun e fshatit Mërqi në Lezhë, është arrestuar nga Policia Tonin Gjini, 50-vjeç.

Nga hetimet paraprake të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit. Mësohet se autori i ka kërkuar viktimës t’i jepte barin që kishte korrur, por kjo nuk është pranuar nga 64-vjeçari. Menjëherë Gjini ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot,rreth orës 07:30.

Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta

Gjithashtu u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.

J.V/K.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet tonin gjini vritet gjin marku vritet kryeplaku në lezhë arrestohet tonin gjini vritet gjin marku vritet kryeplaku në lezhë

Sondazh

Poll