Aktualitet

Militantët e PD dhe LSI tentojnë të futen në KZAZ nr.64,  punonjës të FNSH zbarkojnë në Berat

19 Qershor 2019, 11:08 Nga DOSJA
Militantët e PD dhe LSI tentojnë të futen në KZAZ nr.64,

BERAT- Situatë e tensionuar është shënuar edhe në KZAZ Nr.64 në Berat, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë për lirimin e ambienteve në zbatim të dekretit të presidentit Meta.

Ndërsa, policia e Beratit ka penguar përfaqësues e mbështetës të opozitës të hyjnë në ambientet e KZAZ –së .

Militantë të PD dhe LSI kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë për të hyrë brenda ambienteve të KZAZ nr. 64, e cila ndodhet brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës në Berat.

Në krye të protestuesve ishtë i dërguari i kryesisë së PD-së për Qarkun e Beratit Eno Bozdo. Në mbështetje të forcave të Rendit, në Berat kanë zbarkuar edhe punonjës të FNSH për të shmangur përplasjet.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tensione ne berat zbazja e kzaz-ve votimit tensione ne berat zbazja e kzaz-ve votimit

Sondazh

Poll