Aktualitet

Përplasjet/ Forcat Speciale godasin vëllain e kryedemokratit të Burrelit, niset me helikopter drejt Tiranës

19 Qershor 2019, 12:04 Nga DOSJA
Përplasjet/ Forcat Speciale godasin vëllain e kryedemokratit të

BURREL- Një person ka mbetur i plagosur rëndë gjatë përplasjeve në Burrel për zbrazjen e KZAZ-ve të votimit,

Sipas PD-së, i lënduar ka mbetur Alfred Lika, i cili është goditur nga Forcat Speciale duke i shkaktuar fraktura të rënda në kokë.

Si pasojë, Alfred Lika, vëllai i kryetarit të PD-së Burrelit është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred lika lendohet alfred lika zbrazja e kzaz-ve te votimit alfred lika lendohet alfred lika zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll