Aktualitet

Nuk shpëton Lezha, mbështetësit e PD kërkojnë zbatimin e dekretit të Presidentit

19 Qershor 2019, 12:17 Nga DOSJA
Nuk shpëton Lezha, mbështetësit e PD kërkojnë zbatimin

Tensione e përplasje edhe në KZAZ e Lezhës. Përplasja ka ndodhur mes mbështetësve të opozitës dhe policisë së shtetit.

Turma kërkon të hyjë në KZAZ dhe të nxjerrë jashtë materialet e KZAZ, por janë ndaluar nga Policia e Shtetit, e cila ka marrë në mbrojtje KZAZ-në.

Bashkia e Lezhës kërkon të zbatojë dekretin e presidentit Ilir Meta i cili anuloi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe zbrazja e kzaz-ve te votimit lezhe zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll