Politike

Negociatat/ Ministri Cakaj: Vendimi i Këshillit pozitiv, asnjë kusht shtesë për Shqipërinë

19 Qershor 2019, 11:06 Nga DOSJA
Negociatat/ Ministri Cakaj: Vendimi i Këshillit pozitiv, asnjë kusht

TIRANË– Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka konfirmuar edhe një herë arsyet pse vendimi i Këshillit në Luksemburg ishte për Shqipërinë pozitiv e i rëndësishëm.

Ministri në Detyrë Cakaj thekson se Shqipëria nuk është ngarkuar me asnjë kusht shtesë në rrugëtimin e saj evropian.

Vendimi i djeshëm i Këshillit për Shqipërinë është i rëndësishëm për tre arsye kryesore:
E para, Këshilli përqafon në tërësi Raportin e Komisionit që rekomandon hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. E dyta, Këshilli ka bërë një trajtim pothuajse identik të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. E treta, Këshilli ka përcaktuar shprehimisht se vendimi i ardhshëm do të jetë ‘i qartë’ dhe ‘përmbajtësor’ për Shqipërinë, duke shmangur një situatë të papërcaktuar politike,” shprehet Cakaj.

Në postimin në rrjetin social Facebook Cakaj shkruan se shtyrja vjen si rrjedhojë e pengesave proceduriale dhe se vonesa në publikimin e Raportit të Komisionit është duke u manifestuar në vonesën në vendimmarrje të Këshillit.

Vetë Këshilli në konkluzionet e tij të fundit nënvizon se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, krahasuar me rëndësinë e çështjes, vendimi do të shtyhet për më së voni në tetor,” shkruan Cakaj.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hapin negociatat në muajin qershor”, kjo ishte deklarata nga BE. Gjermania, Franca dhe Danimarka ishin tre vendet skeptike që kërkuan më shumë kohë dhe tani synohet muaji tetor për të marrë dritën jeshile. Hahn që lexoi deklaratën tha se këtë verë nuk do të ketë çelje të negociatave pavarësith progresit të bërë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj hapja e negociatave per shqiperine gent cakaj hapja e negociatave per shqiperine

Sondazh

Poll