Politike

Zbardhet skenari, ja aksioni i PD-së në mbrëmje, protesta në disa qarqe, ku do të ketë përballje

19 Qershor 2019, 10:50 Nga DOSJA
Zbardhet skenari, ja aksioni i PD-së në mbrëmje, protesta në

Tiranë- Ditë tensionesh kjo e sotmja. Por aksioni i opozitës do të vazhdojë edhe gjatë mbrëmjes. Në rrjetet sociale po qarkun një thirrje për qytetarët ku njëkohësisht edhe njoftohet se në orën 19:45 demokratët  e Kavajës do të mblidhen në qendër të qytetit për të protestuar.

Flitet se mund të ketë tensione gjatë mbrëmjes në këtë qytet.  Po kështu paralajmërohet edhe protesta në qytete të tjera të vendit.

 

 

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tensione në kzaz-të e vendit tensione në vend tensione në kzaz-të e vendit tensione në vend

Sondazh

Poll