Politike

Tërhiqet nga gara kandidati i pavarur për Mirditën, ‘apeli i fundit’ i Ndoj: Mos votoni!

19 Qershor 2019, 11:22 Nga DOSJA
Tërhiqet nga gara kandidati i pavarur për Mirditën, ‘apeli

MIRDITË– Tërhiqet nga gara kandidati i pavarur për Bashkinë e Mirditës, Gjon Ndoj. 

Në një njoftim për ndjekësit e tij në Facebook, Ndoj u shpreh se kishte vendosur që të tërhiqej nga zgjedhjet për shkak të situatës anormale që ishte krijuar në vend. 

Edhe pse i tërhequr zyrtarisht nga gara, Ndoj i kërkoi të gjithë simpatizantëve të tij që të mos shkonin për të votuar. 

Unë nuk mund të bëhem fasadë e kryeministrit Edi Rama prandaj kam vendosur se më 30 qershor unë nuk do të jem kandidat për kryetar bashkie në Mirditë. I kërkoj të gjithë atyre që duan të më votojnë që mos të shkojnë të votojnë në zgjedhje dhe të jenë mirëkuptues ndaj qëndrimit tim,“- u shpreh Ndoj. 

Pjesë nga fjala e Gjon Ndoj:

Të ndëruar miq. Jam sot para jush për të dhënë një njoftim dhe mesazh. Jam regjisruar si kandidat i pavarur për Bashkinë Mirditë. Kur unë kam deklaruar kandidimin tim situata politike ka qënë e qetë por paskemi qënë të gabuar të gjithë sepse e shihni edhe vetë se si është situate sot. Të nderuar miq, kisha vendosur që të vazhdoja garën edhe pse PD-ja u tërhoq nga gara. Por kjo gjë nuk mund të ndodhë më pas urdhërit të presidentit Ilir Meta. Unë e ndërpreva fushatën. Unë do të jem në lojë nëse do të ketë një datë tjetër. Unë nuk mund të bëhem fasadë e kryeministrit Edi Rama prandaj kam vendosur se më 30 qershor unë nuk do të jem kandidat për kryetar bashkie në Mirditë. I kërkoj të gjithë atyre që duan të më votojnë që mos të shkojnë të votojnë në zgjedhje dhe të jenë mirëkuptues ndaj qëndrimit tim. Në situatë e tillë ka qënë vetëm në kohën e Hoxhës.  

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e mirdites gjon ndoj zgjedhjet lokale 2019 bashkia e mirdites gjon ndoj zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll