Politike

KZAZ-të në Mallakastër, kryebashkiaku Kapllanaj: S’mund të ketë zgjedhje, lironi ambientet

19 Qershor 2019, 10:52 Nga DOSJA
KZAZ-të në Mallakastër, kryebashkiaku Kapllanaj: S’mund

MALLASTËR– Bashkia e Mallakastrës ka bërë kërkesë për largimin e materilave zgjedhore.

Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj tha se kërkesa i është drejtuar njëkohësisht kryeministrit dhe presidentit të Republikës.

“Ne si bashki kemi bërë kërkesë për largimin e materialeve zgjedhore. Kërkesa i është drejtuar kryeministrit dhe presidentit të Republikës. Nuk mund të ketë zgjedhje, nuk mund të ketë KZAZ”, tha Kapllanaj.

Sipas Kapllanajt, është detyrim që të zbatohet dekreti i presidentit. Kapllanaj nënvizoi se po përgatitet kallëzim penal për këtë çështje.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron kapllanaj mallakaster zbrazja e kzaz-ve te votimit agron kapllanaj mallakaster zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll