Politike

Në vend tensione dhe sherr, flet Rama: E turpshme, përpjekje e dëshpëruar

19 Qershor 2019, 09:25 Nga DOSJA
Në vend tensione dhe sherr, flet Rama: E turpshme, përpjekje e

Tiranë- Që prej mëngjesit të sotëm pothuajse në shumë KZAZ të vendit ka pasur përplasje, Nuk kanë munguar, arrestimet , gazi lotsjellës dhe lëndimet e personave në këtë ditë tensionesh.

Në lidhje me këtë situatë kryeministri i vendit Edi Rama nga Njësia Numër 1 në Tiranë ka deklaruar se kjo është një situatë e turpshme dhe një përpjekje e dëshpëruar e opozitës.

“Duhet t’i kuptojmë edhe ata janë në hall të madh. Kanë hall të madh. Ky është në turp. Është e gjitha një përpjekje e dëshpëruar, s’kanë mundësi të bëjnë më shumë se nuk kanë popullin me vete. Është e qëllimshme, për të bërë foto për të çuar jashtë idenë që ky vend s’meriton të hapen negociatat. Se po të hapen negociatat kanë frikën e drejtësisë, siç ka ndodh me vende të tjera.”, u shpreh ai.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës. (lexo këtu)

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tensione në vend edi rama tensione në vend

Sondazh

Poll