Politike

Vendi zien nga përplasjet e tensionet, Lefter Maliqi thirrje policisë: Mos iu bindni urdhrit të “Kalorësit”, jini me pop

19 Qershor 2019, 10:25 Nga DOSJA
Vendi zien nga përplasjet e tensionet, Lefter Maliqi thirrje policisë:

TIRANË- Në një situatë kur vendi zien nga përplasjet dhe tensionet politike, deputeti Lefter Maliqi iu ka drejtuar një thirrje ish-kolegëve të tij, policisë së Shtetit, për të mos iu bindur urdhrit të kryeministrit, pasi sipas tij detyra e policë është ruajë rendin dhe qetësinë, e jo të përplaset me popullin.

Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se: “Kaloresin dështak po e marrin më qaf këshilltarët e tij mjeranë të paaftë e servila dhe bandat që e kanë marrë peng.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Thirrje drejtuar ish kolegëve të mi të Policisë së Shtetit ,si prinder si qytetar mos u bindni Kaloresit deshtak te Rilindjes pasi po ju perdor kundra popullit qe kerkon liri,demokraci,zgjedhje te lira gjithëperfshirëse dhe te ndershme.Detyra e policise eshte rendi ,siguria dhe goditja ndaj krimit e bandave ,jo perplasja me popullin.Ju jeni ne sherbim te popullit,disnancohuni sa me shpejt.Kaloresin deshtak po e marrin më qaf keshilltaret e tij mjeranë te paafte e servila dhe bandat qe e kane narr peng.Kaloresi po perdor ish këshilltaret e tij besnik e te paafte, eprorin tuaj Lleshaj i cili ngaterron ushtrin dhe policinë,ushtria eshte per lufte e mbrojtje,policia i sherben popullit dhe lufton vetem krimin,bandat,kriminelet dhe jo popullin qe do liri demokraci,zgjedhje te lira dhe te ardhme Europiane.Kalorësi i futi policet ne veting i futi në strese po i perdor politikisht kundra popullit per te ruajtur pushtetin e vet te kapur nga mafie e bandat te cilat se lënë të dorëhiqet.Fati i tij dihet po shkon drejt humneres dhe po con vendin ne katastrof.Une jam me ju si ju ish koleget e mi te policise dhe me popullin qe sdo diktaturen dhe te komandohet nga ky Kalores i mbajtur peng nga krimi e bandat.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lefter maliqi policia e shtetit zbrazja e kzaz-ve te votimit edi rama lefter maliqi policia e shtetit zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll