Politike

Djegia e shkollës në Shkodër, shpallet në kërkim ish-deputeti i PD, Bardh Spahia

19 Qershor 2019, 10:09 Nga DOSJA
Djegia e shkollës në Shkodër, shpallet në kërkim

TIRANË- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Spahia është shpallur në kërkim pas përplasjes që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u dogjën dy klasa të një shkollë, pasi mbështetësit e PD hynë në këtë KZAZ.

Policia ka identifikuar Spahinë si një ndër personat përgjegjës për këtë ngjarje. Ditën e sotme, policia e Shkodrës ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim 14 të tjerë, si personat që i vunë flakën dje dy klasave që shërbenin si magazina për materialet zgjedhore.

Një ditë më parë pati tensione në Shkodër dhe Tropojë. Në KZAZ nr. 2 në Shkodër dhe në KZAZ nr 9 në Tropojë, mbështetësit e PD u përplasën me policinë. Simpatizantët e PD-së i vunë zjarrin një shkolle të kthyer në KZAZ në Shkodër. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi kërkoi lirimin e ambienteve. Po kështu edhe mbështetësit e PD hynë dhe shkatërruan dyer e dritare në një KZAZ në Tropojë

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia shpallet ne kerkim bardh spahia zbrazja e kzaz-ve te votimit bardh spahia shpallet ne kerkim bardh spahia zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll