Politike

“Nëse e mbroni dot, hallall ju qoftë”, paralajmërohet tjetër përplasje në KZAZ-të e Kavajës, urdhëri nga Bashkia

19 Qershor 2019, 07:36 Nga DOSJA
“Nëse e mbroni dot, hallall ju qoftë”, paralajmërohet

Kavajë- Në KZAZ-të e Kavajës dita ka nisur me tensione. Mësohet se protestuesit janë mbledhur pranë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve.

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Hysen Kadiu, i ka dhënë ultimatum policisë që deri në orën 16:00 të lirojë ambientet e KZAZ-ve. “Ju lëmë afat deri në orën 16:00. Nëse i mbroni dot, hallall ju qoftë”, ka thënë ai.

Ndërkohë protestuesit ndodhen jashtë ambienteve dhe shprehen se nuk tërhiqen derisa të lirohen ambientet.

Një ditë më parë pati tensione  edhe në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës, ku disa persona kanë dëmtuar materialet zgjedhore, duke tentuar të bllokojnë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Për pasojë, policia ka ndaluar disa persona, mes të cilëve edhe policë bashkiakë. Në Shkodër u dogj edhe shkolla e cila ishte kthyer në KZAZ.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protestë në kzaz-të e kavajës tensione në kavajë protestë në kzaz-të e kavajës tensione në kavajë

Sondazh

Poll