Politike

Marrëveshja e 5 qershorit, Kryemadhi:LSI firmosi e para, dola garante te ambasadorja

25 Nëntor 2021, 20:17 Nga DOSJA
Marrëveshja e 5 qershorit, Kryemadhi:LSI firmosi e para, dola garante te

TIRANË- Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit. E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, Kryemadhi u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha nuk donte të merrte pjesë në këtë takim, pasi mendonte se ishte kurth, ndërkohë që tha se LSI-ja ka qenë e para që ka firmosur marrëveshjen. Ajo shtoi se para ambasadores amerikane Yuri Kim, ajo ka dalë garantë që LSI-ja do ta firmos marrëveshen.

‘Atë kohë kemi pasur një ftesë nga OSBE nga Bochard për pjesëmarrjen në një tryezë ku duhet të ishin pjesë të gjitha partitë politike. Zoti Basha tha, që nuk shkojmë sepsë kjo është një kurth. Unë me pas kam vajtur me zotin Haxhinasto, me zotin Vasili dhe i kemi kërkuar që pjesëmarrja jonë në këtë tryezë do të jetë e domosdoshme dhe ne do të marrim pjesë, bën mirë që të vish dhe ti. Bën mirë që ne të kthehemi në institucione, bën mirë që ne të kthehemi në diskutime sepse nuk do të kuptojmë se çfarë ndodh. Dhe më pas, pas kësaj shkuam drejt Këshillit Politik i cili u ndërtua nga tre partnerët kryesorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në atë kohë. U realizua një tryezë dhe prodhoi një produkt që erdhëm ne 5 qershor ku kishim një marrëveshje e cila u nënshkrua. Këtu përsëri, kemi qenë ne që kemi firmosur të parët sepse kishte oshilacione emocionale apo dhe politike të të gjitha palëve për të mos e firmosur dhe ka qenë zoti Vasili që ka firmosur i pari dhe kam qenë unë ajo që kam hyrë garant tek ambasadorja amerikane të cilës i thashë mos ki merak që edhe po qe se nuk e firmos Partia Demokratike do ta firmosë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe në procesin e zgjedhjeve ne do të jemi të gatshëm për të marrë pjesë pavarësisht çdo lloj procesi që do të ndodhë. Mesa duket, kjo pastaj solli dhe ato tradhëtitë e radhës me ndryshimet kushtetuese dhe Partia Demokratike nuk foli asnjë fjalë,” tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha marreveshja e 5 qershorit monika kryemadhi yuri kim lulzim basha marreveshja e 5 qershorit monika kryemadhi yuri kim

Sondazh

Poll